Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se situata në Kosovë është duke u komplikuar duke paraqitur veten si të shqetësuar për këtë gjendje.
Sipas tij, Serbia është e gatshme për kompromise, por pati dy kërkesa që ‘Prishtina të largojë kryetarët e rinj veriorë dhe të nis themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe’.
”Jemi gati për kompromise, vetëm ju kërkoj që të largoni kryetarët e rrejshëm nga ndërtesat komunale, le të japin dorëheqje. Jemi gati për kompromise, por edhe të fillojmë formimin e AKS-së”, tha Vuçiq në Tv Hepa.
Tutje ai ka përmendur që mbrëmë ka zhvilluar bisedime të vështira për çështjen e Kosovës, me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe disa përfaqësues të tjerë amerikanë.
“Me Miroslav Lajçak, me disa përfaqësues amerikanë dhe me një nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së, mbrëmë vonë kam pasur një bisedë jo të lehtë. Situata po ndërlikohet dhe më shqetëson shumë”.
Ai po ashtu ka thënë se tutje priten të ketë propozime e masa të ndryshme nga ndërkombëarët, meqë nesër do të prezantohen raportet e Josep Borell e Miroslav Lajçak.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja