Aleksander Vuçiç ka lavdëruar marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet Qeverive të Serbisë dhe asaj të Kosovës.
Kryeministri në largim i Serbisë ka thënë se në marrëveshjen e Brukselit ai kishte marrë vendim që të gjithë policët në Veri të Kosovës të jenë të kombësisë serbe, shkruan Pink.rs, përcjell Insajderi.
Në një reagim ndaj ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, Vuçiç ka thënë se ai nuk merrte vendime të rëndësishme për Kosovën, ndaj qeveria e tij ka bërë marrëveshje që asnjë polic i kombësisë shqiptare të mos shkelë në Veri.
“Asociacioni i Komunave Serbe është një pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit, ishte lëvizja më e zgjuar në kohë të vështira. Tadiç nuk kishte arritur asnjë vendim. Ne e morëm vendimin që të gjithë punonjësit e policisë të jenë të nacionalitetit serb dhe se asnjë polic shqiptar të mos vërë këmbë në Veri të Kosovës”, ka deklaruar Vuçiç në një intervistë në televizionin “Pink”.
Vuçiç ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me cilindo përfaqësues të palës kosovare në bisedime.
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...