Temperaturat e larta që po mbretërojnë vështirë po përballohen në repartin e ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare.
Pacientët po mundohen të freskohen edhe duke përdorur ventilator, ndërsa dritaret në çdo dhomë janë mbuluar me çarçaf dhe batanije, porse kjo po kryen pak punë.
Më të rëndë përballjen me temperatura të larta po e kanë në repartin e Pulmologjisë, ku janë të shtrirë pacientët me probleme në rrugët e frymëmarrjes.
Të sëmurët edhe këtu janë të detyruar që të nxehtit t’i bëjnë vet zgjidhje.
I kontaktuar me telefon Mehdi Krasniqi, nga departamenti i teknikës në QKUK beri me dije se klimatizimi i reparteve nuk po bëhet për shkak të buxhetit.
Por ky premtoi se nga e hëna do të sjellin aparate mobile klimatizuese në disa reparte.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...