Mbrëmë në Podujevë ka pas të shtëna me armë zjarri. Katër persona kanë gjuajtur me armë dy persona të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK.
Policia e Kosovës po e quan rastin si vrasje në tentativë, raporton arbresh.info.
“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku njësit policore kanë dal ne vendngjarje dhe kanë hasur në një veturë e cila ka qenë e dëmtuar. Më pas është konfirmuar se dy persona janë në tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare-Podujevë dhe të njëjtit më pas janë dërguar në Spitalin e Prishtinës për tretman të mëtutjeshëm. Tre personat e dyshuar meshkuj kosovarë dhe i dyshuari katërt të cilit nuk i dihet identiteti janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e PK.
Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Gjithashtu është arrestuar një person mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri dhe e njëjta armë është konfiskuar./arbresh.info/
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...