Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka ndaluar për 48 orë katër persona, një polic dhe tre qytetarë nën dyshimin për veprat penale “Vrasja në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”, raporton Arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, katër (4) persona të dyshuar me inicialet: A.S., L.V., Sh.L., dhe L.K., për shkak të dyshimit të veprave penale “Vrasja në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Pjesëmarrja në rrahje” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur më 21.07.2025, rreth orës 00:52, në fshatin Doganaj të komunës së Ferizajt, ku është raportuar një rast i gjuajtjes me armë zjarri dhe si pasojë dyshohet se dy persona janë lënduar me armë zjarri.
Dy personat e lënduar pas dhënies së ndihmës së parë nga Emergjenca e Ferizajt janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy vetura të dyshuara, dy armë, 16 gëzhoja dhe një predhë që dyshohet të jenë shkrepur nga armët e përdoruara në këtë rast.
Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave të këtij rasti./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Incidenti në Ferizaj ku u lënduan dy persona, arrestohet një polic dhe tre qytetarë
Plagosja në Prizren, i dyshuari arrestohet, i plagosuri jash...
Rusia e shpall Deutsche Wellen “organizatë të padëshirueshme...
AAK nesër e hap fushatën zgjedhore në ora 18:00 në Prishtinë
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e L...
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
Sllovaki, vullnetarët pastrojnë mbeturinat e grumbulluara në...