Po vazhdon intensivisht kërkimi për arrestimin e Mefail Shkodrës dhe dy djemve të tij Edonisit dhe Engjullit, të dyshuar për vrasjen e trefishtë të dielën në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit për Arbresh.info ka bërë të ditur se janë zhvilluar shumë bastisje në lokacione të ndryshme ku kanë mundur të strehohen të dyshuarit.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve të këtijë rasti të rëndë. Përveq masave operative që i kemi në vazhdimësi kemi apeluar edhe përmes mediave duke i bërë publike profilet e personave të dyshimtë të kërkuar dhe kushdo që posedon informacion në lidhje me vendëndodhjen e tyre ta kontaktoj Policinë e Kosovës ku do qoftë në stacionin ma të afërt”, tha Hashani.
“Janë njoftuar të gjitha pikatë kufitare që nga momenti i parë kur është raportuar rasti. Janë zhvilluar shumë bastisje në lokacione të ndryshme ku kemi besuar se mundë të strehohen të dyshuarit. Ende nuk janë arrestuar të dyshuarit e rastit “Vrasje e rëndë” Pët çdo zhvillim të ri eventual ju njoftojmë me kohë”, tha Hashani.
Kujtojmë se të dielën vendi u tronditë nga vrasja e trefishtë që ka ndodhur në Gjilan.
Ngjarja tragjike ngjalli reagim të ashpër në opinonin publik duke vënë në pikëpyetje funksionimin e sistemit të drejtësisë./Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...