Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, duke e cilësuar si një nga luftëtarët më të shquar të historisë dhe figurë qendrore të identitetit kombëtar shqiptar.
“Në vitin 1405 kur lindi djali i vogël i Gjon Kastriotit, askush nuk mund ta parashikonte që ai do të bëhej një ndër luftëtarët prijës më të shquar në histori dhe hero kombëtar i ne shqiptarëve”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se Skënderbeu u bë i njohur në të gjithë Evropën për aftësitë e tij ushtarake dhe udhëheqëse.
“Sa kohë që jetoi, ai do të bëhej i njohur si në Perandorinë Osmane ashtu edhe në tërë Evropën, për aftësitë e tij drejtuese dhe strategjitë ushtarake. Bota do ta njihte si Skënderbeu dhe do ta kujtonte ndër shekuj për trimëri, virtyte të larta morale kalorësiake dhe si një burrështetas të zot”, thuhet në postim.
Kurti vlerësoi se historia e kombformimit dhe shtetformimit të shqiptarëve lidhet ngushtë me figurën e Skënderbeut.
“Historia e kombformimit dhe e shtetformimit te shqiptarët, është e lidhur pashqitshëm me figurën e Skënderbeut, si personifikim i luftëtarit të lirisë dhe si një gur me pozicion qendror në mozaikun e identitetit të shqiptarëve”, ka shkruar ai.
Kurti rikujtoi edhe supozimin e Fan Nolit lidhur me datëlindjen e Skënderbeut.
“Duke u nisur nga emri ‘Gjergj’ dhe praktikat antroponimike kristiane, Fan Noli, si një nga biografët e tij, besonte që Skënderbeu kishte lindur më 6 maj, në ditën e Shën Gjergjit. Mbi këtë supozim, 6 maji mbahet si ditëlindja e tij”, thuhet në postim.
“Andaj e kujtojmë sot, teksa na frymëzon përherë ndër breza, Zoti i Arbërisë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, thotë postimi i Kurtit.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...