Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes së policit në Kaçanik.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, prokurori i çështjes Ismet Rrahmani, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.
Për këtë ngjarje ka interesim të madh të mediave.
Ndryshe, një polic ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.
Polici Muhamed Lika, u vra ndërsa po hynte në ndërtesën e tij, dhe i dyshuari për vrasjen e tij është ende në arrati./Arbresh.info/

Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën
Mbi 220 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës, raste të reja rap...
Abdixhiku priti ambasadorin e Italisë, i prezantoi programin...
Nga 1 qershori nuk lejohen pagesa me para të gatshme mbi 2 m...
ZYRTARE: Jeton Beqiri nuk do të jetë më trajner i Shkëndijës...
Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat