Gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt pritet të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Seanca do të nisë në orën 09:00.
Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 22 shtator të këtij viti, ku janë dëgjuar ekspertetët e psikiatrisë pranë Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, Dr. Shpend Haxhibeqiri dhe Dr. Bujar Obërtinca. Ekspertët konstatuan se të akuzuarit Murseli dhe Plava nuk kanë çrregullime mendore.
Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023./Arbresh.info/
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...