Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri u ka shprehur ngushëllime familjes së gruas e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj sot.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se në këto çaste duhet të qëndrojmë bashkë dhe të kërkojmë drejtësi për viktimën, shkruan Arbresh.info.
“Ditë e trishtë sot. Vështirë të flitet për dhimbjen dhe trishtimin që po përjeton qyteti ynë në këtë moment të zymtë. Në këto çaste, ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe të kërkojmë drejtësi për viktimën. Nuk ka vend për dhunë në shoqërinë tonë, sepse dhuna është një përpjekje e dëshpëruar për të zëvendësuar autoritetin e humbur.”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, ai ka kërkuar që të punohet për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe dhe kanë respekt e dashuri për njëri tjetrin.
Gjyljeta Ukella është gruaja e cila u vra sot në Pejë.
Dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj i cili është ndaluar për 48 orë. /Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...