Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 19 vjecarin, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje bashkëmoshatarin e tij, 19 vjeçarin Ardit Zymeri mbrëmjen e së dielës.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale B.D., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 të KPRK-së, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë:, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Tutje, sipas prokurorisë, i pandehuri B.D., me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë.
Sipas prokurorisë, i pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale, ndërsa seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Policia e konfirmon: Një 19-vjeçar është vrarë në Vushtrri, i dyshuari në arrati
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...