Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë me një njoftim sa i përket votimit përmes postës për balotazh.
Në njoftim, sqarohet se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit që janë regjistruar gjatë periudhës së aplikimit për raundin e parë të zgjedhjeve, shkruan Arbresh.info.
“Kjo vlen vetëm për votuesit e komunave ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.
KQZ ka thënë se do të dërgojë materialet e nevojshme për votim në adresën e banimit.
Balotazhi mbahet më 9 nëntor./Arbresh.info
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...
Kurti vuri gurthemelin e zgjerimit dhe renovimit të stadiumi...
“Nesër protestë edhe në Prishtinë”, thirrje nga Tirana: Jemi...
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë të sjellë mirëkuptim...