Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se për të mundësuar votimin me kusht në zgjedhjet e së dielës, në çdo komunë është caktuar nga një Qendër Votimi.
Pra, më 12 tetor, do të hapen 38 Qendra Votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime.
Në Zgjedhjet Lokale votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ.
“KQZ mundëson votimin me kusht për votuesit të cilët e kanë emrin në listën votuese, por për arsye objektive nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të rregullt.Numërimi i votave me kusht bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, pas përfundimit të procedurave të parapara”, thuhet në njoftim.

Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor