Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar lidhur me vonesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë.
Rohde ka njoftuar për takimin me presidenten Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin social Bluesky, teksa ka thënë se në peizazhin global që po ndryshon me shpejtësi, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm.
“Në takimin tim me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim në rritje për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe formimin e qeverisë paszgjedhore. Në peizazhin e sotëm global që ndryshon me shpejtësi, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – punët shtetërore duhet të jenë gjithmonë përpara politikës partiake”, ka shkruar Rohde.

Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi
Pacolli me mesazh simbolik: Mos e ngatërroni durimin me dobë...
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...