Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar sot në Podujevë pasi që dyshohet se është përfshirë në një rast të vjedhjes.
Sipas njoftimit për media, janë sekuestruar edhe një shumë e parave që dyshohet se janë të vjedhura.
“Personi i arrestuar, dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes që ka ndodhë me datën 13.12.2024, ku në një shtëpi janë vjedhur para. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Gara e nxehtë për inkuadrim në Superligë – Rezultatet dhe ta...
Hoxha: Samiti i IV-të i Diasporës në “Times Square”, aty ku ...
Në krye me Muriqin, Mallorca arrin fitore të madhe në luftën...
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...