Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryeparlamentare në detyrë Vjosa Osmani, ka zbuluar moton e listës së saj, për zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.
“Guxo” është slogani që e ka publikuar Osmani në një postim në Facebook, përcjell Bota sot, duke lënë të kuptohet se kjo do të jetë motoja e saj për zgjedhjet.
“Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund. Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”, ka shkruar Osmani, sipas fotos së publikuar.
Ndonëse ende zyrtarisht nuk e ka bërë të ditur se si do të garojë në zgjedhje, pritet që Osmani me deputetët dhe bashkëpunëtorët e saj besnikë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të arrijë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Zgjedhjet e reja do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshme votën vendimtare të deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë së AVdullah Hotit në qershor 2020.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...