Refuzimi i Lidhjes Demokratike ndaj idesë së formimit të ndonjë koalicioni pjesë e të cilës është Partia Demokratike, dhe vijat e kuqe, të pashlyera të Vetëvendosjes ndaj të njëjtës parti, krijon mundësinë e fillimit të negociatave mes LDK’së dhe VV’së ndaj të cilës Vjosa Osmani thotë se janë të hapur.
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani në emisionin Komiteti, thotë se kjo parti është e hapur për negociata me të gjitha partitë, – përveç PDK’së – e edhe me Vetëvendosjen.
Ndërsa, veprimet e mëhershme të anëtarëve të VV’së, të cilat nga kjo parti janë dukur si krejt normale, sipas Osmanit, nuk janë aspak të arsyeshme, e as nuk do të shihen si të tilla as kur do të ulen të flasin me Lëvizjen për bashkëpunim.
Qëndrimi i VV’së ndaj figurës së Presidentit Ibrahim Rugova, siç thotë Vjosa Osmani, duhet të jetë i qartë, – edhe nëse jo parakusht për koalicion – kjo për shkak të vlerave dhe rëndësisë së veprimtarisë së Presidentit Rugova.
Për këtë, sipas anëtares së LDK’së, duhet të kërkohet sqarime nga Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë rreth asaj që mendojnë për Ibrahim Rugovën.
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës