Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, thotë se lajmet të cilat ajo i konsideron të rreme gjatë fushatës zgjedhore e kanë rrezikuar atë dhe familjen e saj.
Vjosa Osmani thotë se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare ajo është kërcënuar nga njerëz të panjohur.
“Njerëz të panjohur kanë ardhur në oborrin tim dhe m’i kanë frikësuar fëmijët”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë në Rubikon se asaj i kanë ardhur kërcënimet për shkak të disa raportimeve se ajo ka punuar në UNMIK ku janë hetuar krimet e luftës, se ka lidhje me rusë dhe se do të jetë dëshmitare në Gjykatën Kushtetuese.
Edhe burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, ditë më parë ka shkruar në Facebook se gruaja e tij dhe e gjithë familja e LDK’ja kanë qenë cak i sulmeve të lajmeve të rreme dhe propagandës gjatë gjithë fushatës.
Madje ai ka fajësuar PDK’në dhe Vetëvendosjen që i kanë sponsorizuar këto lajme.
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës