Vjosa Osmani, udhëheqësja e ‘Listës Vjosa’, është identifikuar si përfaqësuese e Lëvizjes Vetëvendosje në nënshkrimin e dhënë për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për formimin e qeverisë të hënën.
Osmani, për dallim nga disa prej deputetëve të saj të ‘Listës Vjosa’, nuk e ka shkruar akronimin e listës që udhëheq në formularin e nënshkrimeve për seancën e jashtëzakonshme.
Derisa deputetja Jeta Statovci, nga lista “Guxo”, e ka shkruan edhe LVV/ edhe LV-lista Vjosa osmani.
Ish-kryeparlamentarja, me listën e saj të njohur ndryshe edhe si ‘Guxo’, ka garuar në zgjedhje në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje. Shtatë deputetë të listës së Osmanit, përfshirë edhe atë, kanë siguruar ulëse në legjislaturën e tetë të kuvendit.
Sot gjatë ditës, është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit dhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i këtij institucioni, duke marrë edhe kompetencat e ushtruesit të detyrës së presidentit.

Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...
Kurti mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Itali-Kosovë