Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, ka hedhur akuza ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, ku sipas saj asnjëherë nuk kanë votuar pro amendamenteve për barnat esenciale.
Në seancën e sotme ku po diskutohet për projektligjin e rishikimit të buxhetit, Deputetja Osmani madje ka kërkuar që të gjendet edhe shuma e kërkuar që u takon grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, njofton Klan Kosova.
”Do të ishte tmerr e turp për ne, nëse në Kuvend nuk flasim për barërat esenciale. Pavarësisht se kush ka udhëhequr qeverinë, kanë bërë amandamente për barna esenciale, e ju deptuetë të PDK-së kanë votuar kundër tyre”.
”Ka qenë çështja e barnave esenciale e lëre më e barnave esenciale. Falsifikimi i listave, më së shumti i ka dëmtuar ata që kanë qëndruar më së afërti kur ne kemi pas nevojë për ta”.
”Pse në këtë buxhet nuk po gjendet shuma që u takon grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. E vërteta është se ju PDK nuk e mbani asnjëherë fjalën”, ka përfunduar Osmani.
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...