Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, së bashku me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin kanë vizituar sot memorialin “Heroinat” në Prishtinë, që u dedikohet grave dhe vajzave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Osmani tha për arbresh.info se ky memorial është simbol i forcës dhe i heroizmit për republikën e Kosovës. Po ashtu Osmani u shpreh se të gjithë viktimat e dhunës nga Serbia meritojnë nderimin nga secili qytetarë sot në përvjetorin e pavarësisë, shkruan arbresh.info

“Së bashku me kryeministrin e ardhshëm dhe ambasadorët e QUNIT-it , ndrruam heroinat, shembullin e mbijetesës dhe fortësisë së grave dhe burrave që ishin viktimë e dhunës brutale të Serbi. Por, mbi të gjithë janë simbol i forcës, i mbijetesë dhe heroizmit për republikën tonë dhe e meritojnë nderimin e secilit qytetarë sot kur festojmë përvjetorin e Pavarësisë”, tha Osmani.
Ndërsa kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se duhet të shtohet përkujdesja për këta persona.
Ai tha se shteti serb e ka përdorur përdhunimin si armë të luftës, dhe se është për të ardhur keq se asnjë rast ende nuk është dënuar as nga drejtësia vendore e as nga ajo ndërkombëtare për këtë krim.

“20 mijë perona janë përdhunuar gjatë luftës në Kosovë, po thuaje se të gjitha gra e vajza dhe të gjitha ato janë në mesin tonë janë gjallë sot dhe ne duhet ta shtojmë përkujdesjen shtetërore për ta. Vuajtja dhe dhembja që ato kanë përjetuar është plagë e hapur në shtetin ton. Forcat e Serbisë e kanë përdorë përdhunimin asi armë të luftës dhe është për të ardhur keq që ende nuk kemi asnjë rast të dënuar për këtë krim as nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, andaj ne do të angazhohemi që të ndryshojmë sa më shpejtë”, tha Kurti për arbresh.info
Ndryshe, sot në përvjetorin e 13 të pavarësisë, Kurti dhe Osmani po ashtu vizituan edhe varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova./arbresh.info/
Operacioni “Bregdeti”/ Konfiskohen mbi 76 kg mariuhanë, arr...
Sveçla për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes: Një hap...
Real Madridi thyen rekorde financiare dhe udhëheq renditjen ...
Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Sp...
Njoftim për konsumatorët dhe mediat – Kujdes nga mesazhet ma...
Gjykata urdhëron ekzaminim psikiatrik të personit që dyshohe...