
Alban Kurti, on the left, and Marta Kos
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos.
Sipas njoftimit, në këtë bisedë u diskutua për zgjerimin dhe ecurinë e reformave të Kosoves drejt integrimit në Bashkimin Evropian, shkruan Arbresh.info.
Kurti theksoi se ndër vendimet e para të Kuvendit të Republikës së Kosovës, krahas miratimit të buxhetit të ri në vlerë prej 4 miliardë euro, ishte edhe miratimi i Planit të Rritjes në vlerë prej 882.6 milionë euro, i cili synon përshpejtimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Pas miratimit të Planit të Rritjes, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë paraparë një sërë hapash për zbatim, të ndërlidhur ngushtë me kalimin e ligjeve në Kuvend, që kapin vlerën rreth 90 milionë euro.
Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet kyç i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministri nënvizoi rëndësinë e marrjes së statusit kandidat si hap të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
U bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon.
“Kosova është e harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe i është bashkuar të gjitha pakove të sanksioneve të BE-së kundër Federatës Ruse, në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së./Arbresh.info
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë