Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka konfirmuar se kryeministri Kurti është në Greqi.
Kryeziu ka zbuluar edhe arsyen e vizitës së tij disaditore atje ndërsa ka thënë se shpenzimet e akomodimit do mbulohen nga nikoqirët.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi nga data 5 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit.
Sivjet është viti i pestë me radhë që kryeministri Kurti merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku të pranishëm janë politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Sikur herave të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori” shkruan Kryeziu në njoftim. /arbresh.info/

E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...