Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Prof. Dr. Dalip Limanit.
Përmes një postimit në Facebook, ai ka thënë se i ndjeri ka qenë një emër i shquar për mjekësinë e vendit.
“Prof. Dr. Dalip Limani do të mbahet mend për përkushtimin e tij të palodhur në fushën e mjekësisë dhe për ndikimin që pati si kirurg. Kontributi i tij i çmuar në shërbimin e pacientëve dhe edukimin e gjeneratave të reja është një trashëgimi e pashlyeshme”.
“Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Vitia./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...