Pesë ditë më parë është bërë përurimi i Shërbimit të ri në Spitalit e Përgjithshëm të Prizrenit, ai i Kardiologjisë Intervente.
Me këtë shërbim të ri në Spitalin e Prizrenit, pacientët nuk kanë nëvojë të vijnë në Prishtinë, për këto shërbime.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“ 5 ditë më parë ishim në Prizren për përurimin e Shërbimit të ri në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, atë të Kardiologjisë Intervente. Qysh në ditën e parë filloj puna. Deri tani për këtë intervenim pacientët duhej të vinin në Prishtinë. Jam shumë i lumtur që prej 5 ditësh shumë pacientë tashmë e kanë marrë këtë shërbim falë punës dhe profesionalizmit të mjekëve dhe infermiereve tanë”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Vitia ka falenderuar stafin mjeksor për punën e palodhshme.
“Sikurse është kënaqësi e veçantë kur investimet konkrete në shëndetësi japin rezultate direkte duke kursyer kohën e xhepin, por mbi të gjitha duke shpëtuar jetën e qytetarëve tanë.Një falenderim pa dyshim shkon për stafin mjekësor, mjekët e infermierët për punën e palodhshme”, ka shkuar Vitia./Arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi