Një 40 vjeçar me inicialet I.C nga Gjilani ka mbetur i vdekur, pasi është therur me thikë nga i dyshuari B.Z, po nga ky qytet.
Ngjarja që ndodhi rreth orës 13:15 dyshohet se erdhi si shkak i fjalosjes së dyshes mes veti, pasi paraprakisht viktima e kishte kërcënuar të dyshuarin një natë më parë në shtëpinë e tij.
Edhe dëshmitarët që panë nga afër ngjarjen thanë se u tronditën me atë që panë.
Nga Spitali i Gjilanit konfirmuan se i ndjeri kishte vdekur në vend të ngjarjes teksa kishte plagë në qafë, gjoks, shpinë dhe dorën e djathtë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion./klankosova/
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...