Një 13-vjeçare, E.F.I., ka mbetur e vdekur si pasojë e shpërthimit të bombolës së zjarrit në fshatin Shajne të Dragashit.
Këtë e bëri të ditur , zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai thotë se sipas informatave fillestare, nuk ka persona të tjerë të lënduar.
“Me datën 09.10.2025, rreth orës 18:31, përmes Qendrës Emergjente Prizren (112), policia ka pranuar një informacion se në fshatin Shajne, Komuna e Dragashit, ka ndodhur një lëndim aksidental i një fëmije, i cili dyshohej se ishte me lëndime të rënda. Menjëherë pas pranimit të informatës, patrulla policore nga Stacioni Policor Dragash është nisur në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent”, tha Bytyqi.
“Pas arritjes në vendngjarje, është konstatuar se bëhet fjalë për të miturën E.F.I. (vajzë, 13 vjeçare), e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e saj. Ekipi mjekësor, në vendngjarje ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Sipas informatave fillestare, nuk ka persona të tjerë të lënduar”.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitet hetimore dhe forenzike të Stacionit Policor Dragash, si dhe hetuesit rajonal bashk me eprorët policor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë. Policia është duke e hetuar rastin si vepër “Shkaktim I rrezikut të përgjithshëm””.
Lexo edhe:
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...