Është vendosur gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes nga kryeministri Albin Kurti, ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi si kreu i kësaj komune, Qemajl Aliu.
Kreu i kësaj komune ka bërë të ditur se vlera e këtij objekti është rreth 3 milionë euro. Ndërkaq, kryeministri Kurti ka thënë se ky projekt do të realizohet brenda një viti e gjysmë.
“Sot po e vëmë gurthemelin dhe pas 18 muajve do ta kemi këtë ndërtesë të re me tre kate dhe bodrum, me gjithsej 2500 metra katrorë, ku do të jenë rreth 40 zyra për mbi 100 të punësuar, meqenëse ndërtesa e vjetër e komunës këtu është ndërtesë e cila ka pasur jetë 25 vjeç, ndërkaq janë bërë 38. Pra tash e 13 vjet, prej vitit 2011 ajo ndërtesë nuk ka qenë e sigurt. Kjo është arsyeja pse po ia fillojmë këtij objekti të ri për komunën, në mënyrë që t’ju shërbejë edhe më shumë me cilësi e profesionalizëm. E gëzofshi të gjithë”, tha Kurti./rtk
Haxhiu bën homazhe te monumenti Heroinat: Kujtesa për to ësh...
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet