Sot nga hetuesit policor të stacionit të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të cilat janë raportuar gjatë vitit 2025 , ku prej automjeteve (kamionë të parkuar) , nga personi i arrestuar, dyshohet të jenë vjedhur portofole me shuma të ndyshme të parave.
Në njoftim thuhet se puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative dhe bashkëpunimit me qytetarët, kanë arritë arrestojnë personin e dyshuar: S.H, mashkull, 69 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
“I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndaj tij për veprat (së paku tri vjedhje) të raportuara në rajonin e Lipjanit, po kryhen procedurat e nevojshme hetimore. Bazuar në informacionet e deritanishme, të siguruara nga hetuesit policor i njëjti person dyshohet se ka kryer vepra penale të natyrës së njëjtë edhe në rajone të tjera të Kosovës, për të cilat po ndërmerren veprime të mëtutjeshme policore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër