Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor Kamenicë ka arrestuar tre persona S.K. (viti i lindjes 1981), E.B. (viti i lindjes 2001) dhe L.S. (viti i lindjes 1998) për vjedhje.
Arrestimi i tyre është bërë pasi të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim kanë qenë të involvuar në një rast “Vjedhje rëndë: i ndodhura me datën 16.02.2023 në të cilin rast ishin vjedhur mjete pune të llojeve të ndryshme.
Pas arrestimit nga të dyshuarit janë sekuestruar sendet e dyshuara të vjedhura të cilat pas verifikimit do të kthehen tek pronari legjitim.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore. /arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...