Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të një veture të forcave të KFOR-it dhe një veture me qytetarë, në hyrje të Hanit të Elezit tek vendi i quajtur “Uji i Tharbët”.
Lajmin për aksidentin që ka ndodhur rreth orës 15:00, për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Ai ka treguar se në këtë aksident përpos dëmeve materiale, persona të lënduar nuk ka, derisa policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe po bën matjet e nevojshme.
Siç shihet në një video, si pasojë e përplasjes automjeti i ushtarakëve të KFOR-it është rrokullisur në rrugë.
Përplasje mes dy automjeteve ka shkaktuar edhe tollovi në këtë aks rrugor.
https://youtu.be/B4fJMrtb8zI
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...
Kurti kujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në përvjetorin ...
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...