Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka njoftuar se nga ky aksident, tre persona kanë mbetur të lënduar.
”Sot, më datë 31.12.2025, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, është raportuar një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, tre persona (ngasësi dhe dy pasagjerë) kanë pësuar lëndime trupore. Ngasësi ka marrë lëndime më të rënda, por sipas informacioneve mjekësore gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetë. Përveç lëndimeve trupore, aksidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale si në automjetin e përfshirë, ashtu edhe në pronë private dhe publike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës, Emergjenca dhe Zjarrfikësit, të cilët kanë menaxhuar situatën dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe procedurale. Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.” ka thënë Bytyqi./Arbresh.info
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave
Trajnim i përbashkët i KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpë...
Rusia e Kina vënë veto në Këshillin e Sigurimit për Ngushtic...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
Presidenca krijon profile të reja zyrtare në rrjetet sociale