Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bën të ditur se në ditët e javët në vijim, do të zhvillojnë takime mobilizuese, e trajnime me të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit e kësaj partie.
“Komisionerët dhe vëzhguesit e Lëvizjes do të jenë gardian të secilës votë, të secilit qytetarë pa dallim.
Në ditët e javët në vijim, do të zhvillojmë takime mobilizuese, e trajnime profesionale me të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve për të mundësuar zgjedhje të lira, të ndershme e në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare”
“Ftojmë të gjitha institucionet shtetërore përgjegjëse për të përgatitur apo garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme institucionale që garantojnë pacenueshmërinë e zgjedhjeve”, shkruhet në postimin e VV-së.

Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...