Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar Hysni Mehanin si kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt, në zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor.
Përmes një njoftimi për media, VV thekson se Skenderaj ka nevojë për një drejtim të ri – një qeverisje që vendos qytetarin në qendër të vëmendjes dhe që ofron shërbime të ndershme, të planifikuara me vizion dhe të përkushtuara për secilën familje, në çdo lagje e çdo fshat.
“Në takimin e sotëm me strukturat organizative të Qendrës së Skenderajt, në prani të Kryeministrit dhe Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretarit të Përgjithshëm Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave dhe deputetit Salih Zyba, si dhe deputetes Arjeta Fejza, u dha mbështetja e plotë dhe e vendosur për Hysni Mehanin. Me Hysniun kryetar dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje, Skenderaj do të ketë një administratë transparente, investime të reja në bujqësi, arsim dhe infrastrukturë, si dhe bashkëpunim të fortë me qeverinë qendrore për projekte madhore zhvillimi”, thuhet në njoftimin e VV./Arbresh.info
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...