Vetëvendosje në Pejë për arrestimin e sotëm: Edhe një i afërt i Gazmend Muhaxherit në pranga

16:28 | 2 Mars 2021

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Pejë akuzon kreun e kësaj komune dhe qeverisjen LDK-PDK për të gjitha ato që po ndodhin në këtë komunë.

Sipas kësaj lëvizje, sot një zyrtar i Komunës së Pejës është arrestuar për përfitim të rreth 50 mijë eurove në mënyrë të kundërligjshme është i afërt i kryetarit të kësaj komune, shkruan arbresh.info

“Qeverisja LDK-PDK dhe kryetari Gazmend Muhaxheri duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjitha këto ndodhi në Komunën e Pejës. Në tetor merr fund saga e mashtrimit të madh që ju bë qytetarëve të Pejës për shumë vite. Referendumi për Pejën po afron”, thuhet në njoftimin e VV-së qendra në Pejë./arbresh.info/

Postimi i plotë:

EDHE NJË I AFËRT I GAZMEND MUHAXHERIT NË PRANGA
Sot është arrestuar edhe një zyrtar i Komunës së Pejës për përfitim të rreth 50 mijë eurove në mënyrë të kundërligjshme.
Qeverisja LDK-PDK dhe kryetari Gazmend Muhaxheri duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjitha këto ndodhi në Komunën e Pejës.
Në tetor merr fund saga e mashtrimit të madh që ju bë qytetarëve të Pejës për shumë vite. Referendumi për Pejën po afron!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara