Lëvizja “Vetëvendosje” ka akuzuar presidentin Thaçi se është vënë tërësisht në shërbim të koalicionit PAN duke mos zvarritur thirrjen e seancës konstituive.
Ismajl Kurteshi, nga kjo parti, ka thënë për gazetën “Zëri” se kur do të thirret seanca nuk e di as presidenti, pasi Thaçi po pret derisa PAN-i t’i bëj numrat. “Përgjigjen për shtyrjen e thirrjes së seancës nuk e ka as ai që po e bën shtyrjen. Sikur t’i kishin numrat edhe natën do ta thërrisnin seancën.
Po bëhet një zvarritje që sikur të bëhej nga PAN-i kishte qenë në rregull, por po bëhet prej njeriut i cili po pretendon të jetë unifikues, atëherë kjo është gjë e keqe. Nuk ka arsye ta shtyjë dhe nuk është në rregull presidenti të vihet në shërbim të një koalicioni që ta thërrasë seancën vetëm kur ata t’i bëjnë numrat”, tha Kurteshi.
Ndërsa nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka thënë se aktualisht ka shumë spekulime për datat e mbajtjes së seancës. “Nuk kemi të bëjmë me shtyrje, kemi të bëjmë më shumë me spekulime për data. Përderisa presidenti nuk e ka ftuar me mandat kushtetues takimin e inaugurimit të seancës dhe funksionalizimit të Kuvendit, atëherë nuk kemi pasur data edhe sot e asaj dite”, tha ai.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim