Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, në një lidhje me telefon në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se nuk do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për dialog për dalje nga kriza politike.
“Ne kemi marrë një ftesë, por besoj që ju e keni dëgjuar në vazhdimësi qëndrimin tonë në lidhje me rolin që presidentja Jahjaga ka luajtur në muajt e fundit të krizës. Ajo ka luajtur rolin e zëdhënëses së Qeverisë, ka sulmuar në vazhdimësi opozitën, ndërsa nuk ka kryer detyrat që i takojnë; nuk ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka reaguar ndaj peticionit të mbi 200 mijë qytetarëve të Kosovës. Ndaj nuk ka asnjë kuptim që ne të marrim pjesë në këtë takim”, ka thënë ai. “Nuk e di çfarë kuptimi mund të ketë debati me një qeveri që ka shkelur Kushtetutën, me një Qeveri antikushtetutuese. Po flas në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, por ky është edhe qëndrimi i opozitës. Ne do të protestojmë deri në rrëzimin e kësaj qeverie”.
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...