Vetëvendosje bojkoton seancën e Kuvendit të Prishtinës

12:50 | 24 Shkurt 2017

Flamur Shala, këshilltar i asamblesë komunal në Prishtinë ka reaguar për mospjesëmarrjen e Ekzekutivit të Prishtinës  dhe anëtarëve të Vetëvendosjes në mbledhjen e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Halim Halimi  në orën 10:00 të mëngjesit, njofton Klan Kosova.

Sipas Shalës, në këtë mbledhje ishin të pranishëm 30 asambleistë  opozitar por të cilët e patën të pamundur të zhvillojnë  mbledhjen për shkak se u pengua puna me gjithë teknikën e mundshme në sallën e Kuvendit.

Këshilltari i LDK-së deklaroi se koncepti politik përjashtues i zyrave politike të VV është kundër demokracisë dhe kundër normave elementare të saj. Por sipas tij nuk ka koncept politik që ia heq nga përgjegjësia dështimet dhjetëra milionshe të këtij ekzekutivi, dështimet në të gjitha fushat e zhvillimit të kryeqytetit. Për këtë sjellje dhe veprim të kryetarit dhe  kabinetit të tij me mospjesëmarrjen në mbledhje sipas Shalës tregon edhe njëherë se Komuna e Prishtinës, nuk ka “Zot shtëpie”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara