Tash e tre muaj veteranët e luftës nuk kanë marrë pensionet, kjo për shkak të vonesës së buxhetit.
Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati thotë se e pret ditën e nesërme që në kuvend të shqyrtohet buxheti, dhe më pas edhe të lëshohen pensionet.
“Ne jemi në pritje që nesër në Kuvend në orën 10:00 të shkojë gjithçka ashtu siç jemi marrë vesh. Është pika e 5-të e rendit të ditës. Besoj se leximi i parë dhe i dytë do të kryhet nesër. Kështu që ne besojmë se pensionet kanë me u lëshu”, ka thënë Gucati në një prononcim për Indeksonline.
Sipas tij, nëse edhe nesër dështon shqyrtimi i buxhetit dhe nuk dalin pensionet, atëherë do të ketë protestë.
“Nëse dështon edhe nesër, ata afatin e kanë dhe ne jemi marrë vesh. Në të kundërten ne do t’i zëmë dyert e parlamentit me protesta”. ka theksuar ai.
Gucati poashtu ka treguar se për zgjedhjet e 22- tetorit ai dhe shumë veteranë tjerë nuk kanë dalë për të kryer obligimin e tyre qytetar.
“Nuk kam votuar, për shkak të vonesës së pensioneve tash e tre muaj, edhe aq sa jam i informuar shumica e shokëve nuk kanë dal për të votuar, shumë veteranë nuk kanë dalë për arsye të vonesave të pensioneve”, ka treguar ai gjatë bisedës.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër për të mbajtur seancën plenare, në të cilën do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2017.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...