Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Reqan të Prizrenit, konkretisht në kilometrin e parë në drejtim të fshtatit Lubinjë e Epërme.
Si pasojë e këtij aksidenti një person i moshës 74 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa është lënduar edhe shoferi 20-vjeçar.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Shkak i këtij aksidenti, siç bëri të ditur Gashi, është mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.
“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Reqan-Luginë e Epërme. Vozitësi duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një lumë nga një lartësi rreth 30 metra. Shoferi i moshës rreth 20-vjeç, ka pësuar lëndime, ndërsa pasagjeri i moshës rreth 74-vjeçar ka ndërruar jetë”, tha Gashi, duke shtuar se gjendja shëndetësore e shoferit, tani pas trajnimit mjekësor, është stabile.
Ai shtoi se të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./arbresh.info/
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...