Ministri i Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq në vazhdimësi po deklarohet kundër njohës së Kosovës shtet, mirëpo këto deklarime nuk po i bëjnë përshtypje kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Madje, Veseli thotë se provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin dhe perspektivën e Kosovës janë të paqena dhe nuk do t’i nënshtrohen asnjëherë.
Ai deklaroi se ka filluar intensifikimi i një propagande kundër Republikës së Kosovës, por tha: “le ta harron Serbia Kosovën”.
Sipas tij, Kosova ka Zot dhe ka perspektivë.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nuk na bën fare përshtypje çfarë thotë Daçiqi. Në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë për fuqizimin e shtetit tonë. Për fqinjësi të mirë jemi të hapur dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona që të kemi fqinjësi të mirë, por provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin dhe perspektivën tonë janë të paqena dhe nuk do t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë, të jenë të sigurt. Po e shoh se ka filluar intensifikimin e një propagande kundër Republikës së Kosovës, le ta harrojnë Kosovën. Kosova ka Zot dhe ka perspektivë”, deklaroi Veseli.
Këto deklarata kryetari i PDK-së i ka bërë gjatë një vizite në bodrumin e verës “Haxhijaha” në Rahovec.
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...