Kryetari në largim i Kuvendit Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Lladrovci, shkruan arbresh.info.
Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë babai i dëshmorit Fehmi Lladorvci, Tush Lladrovci.
“U nda nga jeta Baca Tush, babai i heroit të kombit Fehmi Lladrovci dhe veprimtarit Ramiz Lladrovci. Një jetë të tërë për të mirën dhe lirinë e atdheut. Përgjithmonë do ta kujtojmë me respekt ne që gjetëm bukë dhe ngrohtësi në konakun e tij në ditët e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngushëllime Familjes Lladrovci dhe bashkëluftëtarëve të lirisë”, shkruan Veseli në Facebook./Arbresh.info
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...
Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e lis...
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat