Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka deklaruar se Gjykata duhet të mbrojë me çdo kusht të vërtetën, drejtësinë dhe pavarësinë.
Duke folur para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, Veseli theksoi se pas dekadash hetimesh nuk ekziston asnjë provë që të dëshmojë se ai ka kryer ndonjë krim.
“Unë e di kush jam dhe çfarë kam bërë. Gjykata duhet, me çdo kusht, të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe pavarësinë. Liria nuk mund të arrihet përmes padrejtësisë,” deklaroi ai.
Veseli shtoi se veprimet e tij kanë qenë të ligjshme dhe se populli i Kosovës ishte privuar nga e drejta për të jetuar si qytetarë të barabartë.
“Drejtësia mund të vonohet, por nuk mund të mohohet. Edhe në momentet më të vështira, nuk e kam humbur besimin se e vërteta do të triumfojë,” u shpreh Veseli.
Mblidhen njëmbëdhjetë komisione parlamentare
Bërnjak: Gjatë kontrollit, policia gjen në një veturë vulë d...
Mustafa kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhe...
60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që vdiq në aksidentin e dje...
Jashari uron pjesëtarët e FSK-së dhe qytetarët myslimanë për...