Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka folur në cilësinë e deputetit duke ia drejtuar gishtit për vdekjen e Deharit, kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit.
Veseli ka thënë se politika e ka quar në vdekje Astrit Deharin duke shtuar se është një politikë e pafytyre që Albin kurti e ka promovuar.
“Nuk ka çmim, nuk ka mjet, nuk ka shpenzim, nuk ka vendin në të cilën nuk jemi të gatshëm më shku tek e vërteta. Ne të gjithë bashkërisht duhet të jemi të gatshëm me pranu rezultatin e hetimit ndërkombëtar. Për këtë punë nuk kemi pas nevoje me u thellu në konflikte kaq shumë. Po mundohemi memanipulu për me fitu pushtetin. Pushteti nuk te duhet kur e humb etiken dhe qëllimin“, tha Veseli.
“Unë jam me u pajtuar me Albinin për një çështje. Për një dal që ka lindur në Zvicër është e vërtet që politika e ka quar në vdekje, por e kam frikën që është një politik që është e pafytyrë një politikë që veç pushteti e donë një politikë që je duke e promovuar vetëm ti Albin Kurti”, tha Veseli./Arbresh.info/
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...