Ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi përmes një telegrami të përbashkët kanë ngushëlluar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe familjen Thaçi, për vdekjen e Haxhi Thaçit.
Telegrami i ngushëllimit u përcoll nga Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, transmeton Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Telegram ngushëllimi për familjen Thaçi nga Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi
E nderuara familja Thaçi,
Me dhimbje morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe prindit tuaj të dashur, si dhe bashkëudhëtarit tonë në rrugën e lirisë, i cili nuk kurseu asgjë për jetën dhe lirinë.
Haxhi Thaçi, më shumë sesa vetëm prind i një prej themeluesve të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës, ishte edhe vetë bashkëpjesëmarrës i drejtpërdrejtë në të gjitha proceset e lëvizjes sonë kombëtare të shekullit të kaluar.
Ndarja e tij nga kjo jetë është jo vetëm dhimbje, por edhe kujtim dhe mesazh se njerëzit jetojnë dhe nuk shuhen nga kjo botë nëse i kanë shërbyer më shumë sesa vetvetes – nëse i kanë shërbyer së mirës, vendit, nderit dhe kombit të tyre.
Familjarëve të nderuar, të gjithë miqve dhe dashamirësve të Bacës Haxhi dhe familjes Thaçi, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta njerëzore, si dhe krenarinë për të.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Kadri Veseli, Rexhep Selimi & Jakup Krasniqi
Nder dhe Liri
Në Holandë./Arbresh.info
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...