Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Grupin e Miqësisë Kosovë – Kroaci të Parlamentit kroat, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.
Në takim i bisedua për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë, për marrëdhëniet midis dy vendeve mike dhe parlamenteve respektive.
Kryeparlamentari Veseli çmoi lart bashkëpunimin që Kuvendi i Kosovës dhe Parlamenti kroat kultivojnë midis tyre, në funksion të forcimit të miqësisë ndërmjet dy vendeve dhe popujve, si dhe të ngritjes së kapaciteteve të Kuvendit në shumë segmente.
Kreu i Kuvendit e konsideroi të rëndësishme përvojën parlamentare kroate dhe sidomos atë të procesit të integrimit evropian të Kroacisë, të cilat, sipas tij, mund t’i shërbejnë Kosovës në forcimin e mëtejmë të demokracisë parlamentare dhe lehtësimit të rrugëtimit euro-integrues.
Veseli theksoi nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë midis Kosovës dhe Kroacisë në fushën e investimeve ekonomike.
Deputetët e Saborit, anëtarë të Grupit të Miqësisë me Kosovën, theksuan se vizita e tyre në Kosovë është pikërisht në funksion të forcimit të miqësisë e të
bashkëpunimit midis dy vendeve, ndërsa konfirmuan gatishmërinë dhe përkushtimin e shtetit kroat për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në të gjitha drejtimet.
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...