Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli derisa po lexonte rendin e ditës për të treguar se cilat pika kanë mbetur, ka thënë cekur edhe interpelancat e kryeministrit Haradinaj të thirrura nga Vetëvendosja, raporton Arbresh.info.
Ai ka thënë se të gjitha janë të thirrura nga Opozita.
“Qenkan të gjitha prej opozitës dhe interpelancat”, ka thënë ai.
Ndërsa është dëgjuar deputetja Haxhiu duke i thënë ‘Ku e ke kryeministrin’?
E përgjigja e Veselit ishte e shpejt.
‘Qe n’xhep,e kam’.
Po ashtu Veseli ka komentuar edhe pikën ku ishte shkarkimi i Aida Dërgutit nga nënkryetarja e Kuvendit.
“Qenka edhe një margaritarë këtu. Shkarkimi i nënkryetarës Aida Dërguti, kërkesë nga Vetëvendosja”, ka thënë Veseli./Arbresh.info
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit