Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se në kalendarin historik të Kosovës dita më e madhe është dita e veteranëve.
Veseli përmes një postimi në facebook ka shkruar gjithashtu se kjo dit simbolizon përpjekjet dhe sakrificat e mijëra veteranëve të UÇK-së për liri e shtet sovran, shkruan arbresh.info.
I pari i Kuvendit ka kërkuar gjithashtu respekt për këtë kategori.
“Dita e veteranëve është ditë e madhe në kalendarin historik të Kosovës. Kjo ditë simbolizon përpjekjet dhe sakrificat e mijëra veteranëve të UÇK-së, falë të cilave sot jemi të lirë dhe shtet sovran. Përgjithmonë respekt për këtë kategori të nderit dhe krenarisë kombëtare”, ka shkruar Veseli.
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...