Vërshimet në vend, Mehaj anulon vizitat në katër komuna

11:37 | 21 Janar 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kishte planifikuar që ditën e sotme të vizitonte katër komuna ku në këto komuna do të takohej me qytetarë, të rinj e të reja në komunat Deçan e Klinë, si dhe për nesër për komunat Obiliç dhe Mitrovicë.

Për shkak të situatës së krijuar pas vërshimeve, Ministri Mehaj ka anuluar këto takime.

Njoftim i nga Ministria e Mbrojtjes:

Për shkak të situatës së krijuar pas vërshimeve, anulohen takimet e planifikuara të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj me qytetarë dhe të rinj e të reja për sot në komunat Deçan e Klinë, si dhe për nesër për komunat Obiliç dhe Mitrovicë.

Paraprakisht për këtë janë njoftuar dhe jemi akorduar edhe me autoritetet përkatëse të këtyre komunave. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale