Pas vërshimeve që kanë prekur Komunën e Drenasit ditët e fundit, reshjet e shiut që kanë nisur gjatë natës po rrisin sërish nivelin e ujërave.
Autoritetet komunale kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, bashkëpunim dhe solidaritet nga qytetarët dhe bizneset, në rast të përkeqësimit të situatës.
“Ekipet emergjente kanë inspektuar zonat që ishin më kritike gjatë këtyre ditëve dhe kanë ndërmarrë veprime për stabilizimin e gjendjes, përfshirë edhe pastrimin e rrugëve kryesore nga bora. Zyrtarët komunalë po qëndrojnë në terren dhe janë duke u marrë me përmirësimin e situatës së krijuar nga vërshimet.Gjatë këtyre ditëve, janë vizituar disa familje të prekura nga vërshimet, të cilat janë mbështetur me pako ushqimore falë donatorëve. Ndihmat janë shpërndarë për familjet me nevojat më të mëdha”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.
Ndërkohë, qytetarët kanë filluar paraqitjen e kërkesave për vlerësimin e dëmeve. “Tri komisione komunale do të dalin në terren për regjistrimin e dëmeve në ekonomitë familjare, biznese dhe sektorin bujqësor. Po ashtu, janë vlerësuar edhe dëmet infrastrukturore dhe pritet që së shpejti të fillojnë ndërhyrjet për sanimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Komuna e Drenasit ka falënderuar qytetarët dhe kompanitë për solidaritetin, bashkëpunimin dhe durimin e treguar, duke theksuar se do të mbetet e përkushtuar që, brenda mundësive ligjore, të jetë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve.
Avokati i Popullit letër Trendafilovës: DhSK me mangësi në p...
Operacioni kundër një bande nigeriane vret 200 banditë
Sorensen nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj
Hysen Durmishi: 85% e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë ...
LDK në takim maratonë, mbi tri orë diskutime – çka po ndodh?